Tre të vdekur e 449 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

19:14 | 15 Shkurt 2022

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.

Në ndërkohë, janë konfirmuar edhe 449 raste të reja nga gjithsej 2789 testime të kryera.

Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në Shqipëri janë 7,542 pacientë aktivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Komento: