
Tre persona kanë vdekur pas lëndimeve që morën nga sulmi rus me bomba në një maternitet në Ukrainën jugore, Mariupol, njoftuan autoritetet.
Këshilli i qytetit, siç raporton CNN, ka njoftuar se janë lënduar 17 persona nga ky sulm terrorist nga avionët rusë.

“Bombardimet terroriste nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol lanë 17 persona të lënduar – fëmijë, gra dhe mjekë, 3 vdiqën. Mes tyre edhe një fëmijë – vajzë”, ka njoftuar këshilli.