Tre të vdekur, treni e godet një makinë

18:56 | 23 Prill 2023

Treni e godet një makinë, tre persona të vdekur.

Një tren goditi një makinë në një vendkalim në Gjermaninë veriore herët të dielën, duke vrarë tre personat që ishin në veturë, tha policia.

Policia tha se treni rajonal goditi makinën me shpejtësi të plotë pranë Neustadt am Ruebenberge, jashtë qytetit të Hanoverit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve Dpa.

Shoferi 22-vjeçar i makinës vdiq së bashku me dy gra që ishin me të në automjet, të moshës 21 dhe 22 vjeç. Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punonjës të hekurudhës dhe një person u plagos lehtë, shkruan WashingtonPost.

Komento: