Tre ushtarë shqiptarë shpëtojnë një grua në Zvicër, nderohen me dekoratë nga ushtria zvicerane

23:56 | 18 Tetor 2025
Tre ushtarë shqiptarë shpëtojnë një grua në Zvicër, nderohen me dekoratë nga ushtria zvicerane

Ushtria zvicerane ka dekoruar tre ushtarë me origjinë shqiptare për shpëtimin e jetës së një gruaje që u rrëzua pranë kazermës.

Gazetari Enver Robelli ka publikuar njoftimin e Armatës zvicerane për dekorimin e ushtarëve Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi.

Sipas dekoratës, veprimi i ushtarëve ka ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së gruas, e cila më pas është dërguar në spital.

“Ushtarët i dhanë ndihmën e parë një gruaje që ishte rrëzuar pranë kazermës. Ata u ndërruan me njëri-tjetrin gjatë masazhit të zemrës dhe njoftuan gjithashtu policinë dhe shërbimet e shpëtimit. Ky veprim i menduar mirë stabilizoi gjendjen e pacientes, e cila më pas u dërgua në spital”, thuhet në njoftim.

Komento: