Tre-vjetori i qeverisjes Kurti, Krasniqi: Degradim, mashtrim, korrupsion e nepotizëm

13:03 | 22 Mars 2024
tre-vjetori-i-qeverisjes-kurti,-krasniqi:-degradim,-mashtrim,-korrupsion-e-nepotizem

Sot janë bërë tri vjet të qeverisjes së Albin Kurtit.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për tri vjet ka pasur degradim, korrupsion e nepotizëm.

Madje, sipas tij për tri vjet ka pasur keqqeverisje, izolim frik e mashtrim.

Krasniqi, këtij postimi ia ka bashkangjitur edhe një video në të cilën shihen pothuajse të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës së kësaj qeverie./Front Online

Komento: