Tre zyrtarë serbë janë prangosur sot në Veri, merret vendimi për ta

14:59 | 24 October 2019

Tre zyrtarë serbë janë prangosur sot në veri të Mitrovicës.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë prangosur sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e prangosur sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Zyrtarëve të prangosur (togerit policor me inicialet Z.R, rreshterit policor N. G dhe zyrtarit policor L.V) me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton lajmi.

Kujtojmë, se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë prangosur sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

Prangosja tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Tëprangosurit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent.

Me tri prangosjet e sotme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të prangosur gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

Komento: