‘Trembet’ PSG-ja, babai i Messit shihet në Barcelonë

15:01 | 16 Shkurt 2023

Babai i Messit shihet në Barcelonë, trembet PSG-ja.

Jorge Messi e ka trembur Paris Saint-Germainin.

Ka mjaftuar që babai i Leo Messit të shihej në aeroportin e Barcelonës për t’u shtuar zërat për një rikthim të mundshëm të kampionit botëror tek “Blaugrana”.

Natyrisht, është i njohur afeksioni që e ka ylli argjentinas për klubin katalunas dhe nuk përjashtohet mundësia që të dëgjohet një ofertë eventuale, e cila megjithatë deri tash nuk ka arritur, shkruan Gazeta Express.

Dje u tha që shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, ndërsa sot menjëherë po qarkullojnë zëra që e rikthejnë Leon në “Camp Nou”.

Gjithashtu, përmendet edhe opsioni Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sidoqoftë, vendimin final për të ardhmen do ta marrë vetë “Pleshti”, i cili ndërkohë synon ta ketë një sezon të suksesshëm me parisienët.

Komento: