Trendi i leximit! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Trendi i leximit!

Shkruar nga: Beneta Sinidolli

20:26 | 23 Mars 2019

Shkruar nga: Beneta Sinidolli – Master e Sociologjisë njëherit edhe autore e romanit “Sa Qielli”!

Te gjitha statistika kombëtare dhe ndërkombetare po flasin se trendi i leximit ka rënë dukshëm, kjo vërehet edhe përmes librarive te cilat tani shesin shumë më pak libra edhe përmes interesimit të lexuesve dhe antarësisë së tyre në biblioteka.

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë e ka kaluar leximin trend në rënje dhe problem global edhe jo vetem per te rinjet por te gjitha moshat e shoqërise kanë kthyer fokusin kah teknologjia dhe rrjetet sociale, nga trendi teknologjik te gjitha informatat mirren të gatshme dhe kjo shkurton shumë më shumë kohën qe dikur kemi dhënë pas leximit të librit, por ato informatat qe ne marrim të gatshme janë shumë të shkurta dhe nuk zhvillojnë arsyen e kritikës, nuk pasurojnë mjaftueshëm trunin tonë dhe nuk na ndihmojnë të zhvillojmë oratorinë.

Leximi stervite tej mase aftësit tona të buta dhe na bënë debatues më të mirë. UnË mendoj se trendi i leximit mund të bie edhe më shumë falë atrativiteteve të ndryshme që ofron bota moderne, por, ҫdo gjë e ka kohëm e vet dhe në një të ardhme të afërt besoj se do t’i kthehemi prap librit edhe më fuqishëm se dikur, dhe do të përmirësohet vetëdija kolektive duke vlersuar se leximi është e vetmja formë që dërgon në zhvillim analitik dhe zhvillim profesional te individit.

Kur flasë në cilësin e sociologes trendin e leximit e shoh si problem mirepo kur flas në cilësin e autores besoj fuqishëm qe librin me të vërtetë nuk do ta tradhtojnë kurrë dhe besoj që dashuria për librin mund të jetë trend në rritje. Ajo ҫfarë ne duhet të bejmë është të punojmë me gjenerata e reja dhe t’i edukojmë ata në ate formë që librin ta kenë atraktivitet ditor dhe pjesë të përditshmerisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!