Treni del nga binarët në aksin Fushë Kosovë-Prishtinë, nuk ka të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Treni del nga binarët në aksin Fushë Kosovë-Prishtinë, nuk ka të lënduar

19:49 | 26 Tetor 2021

Një tren ka dalë nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.

Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët.Fatmirsisht pa të lënduar”.

Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.

“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!”.

Komento: