Treni godet një këmbësore në Prishtinë, policia thotë se ajo ka pësuar lëndime të rënda

18:03 | 26 Mars 2024
treni-godet-nje-kembesore-ne-prishtine,-policia-thote-se-ajo-ka-pesuar-lendime-te-renda

Treni ka goditur sot një këmbësore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha ajo.

Komento: