Treni godet një veturë në hyrje të Pejës, nuk ka persona të lëndua*r

11:08 | 28 January 2025
treni-godet-nje-veture-ne-hyrje-te-pejes,-nuk-ka-persona-te-lendua*r

Treni i linjës Prishtinë-Pejë sot rreth orës 10:00 ka goditur një veturë në hyrje të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar dhe njësitë e Policisë janë në vendngjarje.

“Rreth orës 10:00 është mësuar se në hyrje të Pejës treni e ka goditur një veturë. Të lënduar nuk ka, njësitë kompetente kanë dal në vendngjarje”, ka thënë Gashi.

Komento:
loading