Gjilani siguron Evropën, Trepça ’89 rrezikon rënien nga Superliga.
Gjilani ka barazuar me Llapin 2-2, në xhiron e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Kështu me këtë barazim skuadra nga Gjilani e ka siguruar pozitën e tretë që çon në garat evropiane.
Ndërkohë Prishtina shënoi fitore ndaj Drenicës me rezultat 4-1, në “Fadil Vokrri”.
Teksa Dukagjini e mposhti Trepçën ’89, duke e rrezikuar mjaft skuadrën mitrovicase për të rënë nga liga.
Kështu ekipi nga Mitrovica do të luftojë me Ferizajn për një vend në barazh.
Ndërsa Drita që e synoi titullin e kampionit pësoi humbje nga Malisheva, me rezultat 0-1.