Trepça e fiton ndeshjen e tretë finale ndaj Pejës

22:21 | 11 May 2023

Trepça e fiton ndeshjen e tretë finale ndaj Pejës.

Trepça ka shënuar fitore me rezultat 97:90 ndaj Pejës në ndeshjen e tretë finale të play-offit në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan me rikthim rezultati pasi ishin duke pësuar në shumicën e ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pas dy çerekëve, rezultati i shte +4 për Pejën, e i cili u rrit deri në pikë dyshifrore.

Por, “Torcidat” treguan fytyrë kampioni, duke gjetur rrugën e rikthimit dhe siguruar fitoren e dytë.

Tani, rezultati është 2:1 për Trepçën, teksa ndeshja e radhës zhvillohet të dielën në “Karagaqi” në Pejë.

Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore, shpallet kampion i këtij edicioni.

Komento: