Trepça e pandashme, fiton edhe ndaj Rahovecit.
Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me epërsi të lehtë të vendasve, duke përfunduar 16:16.
Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë dalëngadalë dhe shkuan në pushim me shifrat 46:35.
Epërsia e ‘Xehetarëve’ u ngrit deri në 17 pikë në periodën e tretë, 61:44, por pesë pikë radhazi nga mysafirët bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 61:49.
Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe afruan shifrat në 76:72, por pa arritur synimin dhe Trepça triumfoi 79:73.
Mikaile Tmusiq dhe Jamel Artis shënuan nga 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 15 për vendasit, ndërsa Igor Chumakou ishte më i miri te mysafirët me 23 pikë e shtatë kërcime.
Trepça ka 15 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci tri fitore e 21 humbje.