Basketboll, Trepça kërkon fitoren ndaj Rahovecit.
Xhiroja e dhjetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës nis me një ndeshje interesante, ku do të përballet Trepça me Rahovecin.
Skuadra mitrovicase ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa ajo rahovevase është në krizë me një fitore e tetë humbje radhazi.
Fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat që kanë ambicie të kundërta në këtë edicion, transmeton Klankosova.tv.
Prince Caffe Superliga – Java 10
E shtunë
19:00 Trepça – Rahoveci