Trepça kompani e Kosovës, vjen reagimi i Kryeministrit Haradinaj

14:39 | 08 March 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se “Trepça” tashmë është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

këtij vendimi, ka pasur kundërshtime nga ana e Serbisë që “Trepça” të mos regjistrohet në Kosovë si kompani.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë. Urime e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Regjistrimi i “Trepçës” si kompani vjen pasi në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, statuti i saj mori dritën e gjelbër për t’u regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Miratimi i Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit 2016 dhe statuti i “Trepçës” kishte nxitur reagimin e Beogradit zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e “Trepçës” të futet në dialog me Serbinë.

Komento: