Trepça largon nga puna përkohësisht një punëtor, keqpërdori pushimin mjekësor

16:38 | 11 November 2024
trepca-largon-nga-puna-perkohesisht-nje-punetor,-keqperdori-pushimin-mjekesor

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna përkohësisht një punëtor me inicialet V.M., i cili keqpërdori pushimin mjekësor për tri vjet.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes,.V.M. vetëm në vitin 2024  ka munguar për 194 ditë pushim mjekësor.

“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1, nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, që nga data 06.2.2024 ka filluar pushimet mjekësore dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Komento: