“Trepça”, largon përkohësisht një punëtor, mungoi në punë pa arsye

14:38 | 19 November 2024
“trepca”,-largon-perkohesisht-nje-punetor,-mungoi-ne-pune-pa-arsye

Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar përkohësisht nga puna dhe një punëtor, pasi që kishte munguar në punë pa arsye.

“Më 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça SH.A. Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i rregullores nr.prot: 2906 të 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” SH.A., për shkak se si ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftimin e “Trepçës”.

Komento: