Interesim i jashtëzakonshëm për bileta në Mitrovicë, Trepça sonte e pret Pejën.
Sot do të zhvillohet ndeshja e radhës në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njëherit edhe derbi i kësaj jave.
Në palestrën sportive “Minatori”, Trepça do të përballet me Pejën.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00.
Atmosfera pritet të jetë në nivel, pasi që në mëngjesin e sotëm interesimi ka qenë i madh nga tifozët për t’u pajisur me bileta.
Shitja e biletave nisi në orën 10:00, por para nisjes së shitjes, jashtë ishin krijuar radhë të gjata pritjeje nga tifozët.