Rruga Prishtinë – Pejë, përkatësisht vendi në Komoran ka qenë sot fatale për disa drejtues të veturave.
Në këtë vend kanë ndodhur 3 aksidente të ndryshme në një distancë prej vetëm 20 metrash.
Përveç dëmeve material nuk raportohet për lëndime të rëna trupore, shkruan ORAinfo.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës për të hetuar shkaqet e këtyre aksidenteve.
Numri i aksidenteve në vendin tonë konsiderohet i lartë dhe vazhdimisht i është bërë apel Policisë të shtojë kontrollet në rrugë. /ORAinfo/