Tri aksidente të ndryshme në Komoran

13:03 | 07 Dhjetor 2019

Rruga Prishtinë – Pejë, përkatësisht vendi në Komoran ka qenë sot fatale për disa drejtues të veturave.

Në këtë vend kanë ndodhur 3 aksidente të ndryshme në një distancë prej vetëm 20 metrash.

Përveç dëmeve material nuk raportohet për lëndime të rëna trupore, shkruan ORAinfo.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës për të hetuar shkaqet e këtyre aksidenteve.

Numri i aksidenteve në vendin tonë konsiderohet i lartë dhe vazhdimisht i është bërë apel Policisë të shtojë kontrollet në rrugë. /ORAinfo/

Komento: