
Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, i biri i ish kryetari të Kuvendit Nexhat Daci ka ndërruar jetë të shtunën në Brezovicë.
Një ortek i fuqishëm ishte fatal për të përderisa ai ishte duke skijuar.
Me dhimbje të thellë dje iu dha lamtumira e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, shkruan ORAinfo.
Ariani ishte djali i vetëm i akademikut dhe ish-kryeparlamentarit, Nexhat Dacit dhe zonjës Zineta.
Por, ajo që habiti të gjithë ishte mungesa e nënës së tij në varrim, madje asnjë reagim as në rrjetet sociale.
Tashmë familje e të ndjerit ka hapur dyert për të pame dhe nëna Zineta është shfaqur.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka publikuar një foto nga familja Daci, ku kishte shkuar për ngushëllime.
Aty shihen babai, nëna dhe dy motrat e të ndjerit. /ORAinfo/
