Tri ditë pas vdekjes së djalit, më në fund shfaqet nëna e Arianit, kjo është gjendja e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tri ditë pas vdekjes së djalit, më në fund shfaqet nëna e Arianit, kjo është gjendja e saj

10:31 | 29 Janar 2019

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, i biri i ish kryetari të Kuvendit Nexhat Daci ka ndërruar jetë të shtunën në Brezovicë.

Një ortek i fuqishëm ishte fatal për të përderisa ai ishte duke skijuar.

Me dhimbje të thellë dje iu dha lamtumira e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, shkruan ORAinfo.

Ariani ishte djali i vetëm i akademikut dhe ish-kryeparlamentarit, Nexhat Dacit dhe zonjës Zineta.

Por, ajo që habiti të gjithë ishte mungesa e nënës së tij në varrim, madje asnjë reagim as në rrjetet sociale.

Tashmë familje e të ndjerit ka hapur dyert për të pame dhe nëna Zineta është shfaqur.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka publikuar një foto nga familja Daci, ku kishte shkuar për ngushëllime.

Aty shihen babai, nëna dhe dy motrat e të ndjerit. /ORAinfo/

Komento: