Tri familje në Podujevë lirohen nga vetizolimi

23:14 | 26 Prill 2020

Lirohen nga vetizolimi tri familje në Podujevë.

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tashmë janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Poduejva.

Rudari njoftoi se kjo u bë pas kërkesës së parashtruar nga komuna drejtë ndaj IKShPK’së.

Rudari mes tjerash theksoi familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, por që kërkohet t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Pas kërkesës tonë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Podujeva.

Familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, ndërsa nga ta kërkojmë t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë, të cilat janë përcaktuar nga institucionet relevante shëndetësore dhe ta vazhdojnë jetën sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Komunës së Podujevës.

#rriNshpi

Komento: