Chiesa afër rikthimit, tri formacione se si mund ta përdor Allegri lojtarin.
Ylli i Juventusit, Federico Chiesa është afër rikthimit në aksion, duke rritur opsionet e Massimiliano Allegrit në sulm. Por si mund të luajnë Bianconerët me italianin.
Chiesa ka mbetur jashtë fushës që nga janari për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, i cili kërkonte operacion dhe Juventus shpreson ta shohë atë në veprim përpara pushimit të Kupës së Botës.
Mediat e shumta në Itali sugjerojnë se ish-anësori i Fiorentinës mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Empolit, megjithëse ai nuk pritet të përfshihet ende në ndeshjet zyrtare.
Chiesa do t’i ofrojë Allegrit zgjidhje të ndryshme taktike pasi të kthehet. Siç theksohet nga La Gazzetta Dello Sport, tekniku toskan mund ta përdorë 24-vjeçarin në pozicione të shumta dhe në sisteme të ndryshme.
Chiesa është një krah i majtë natyral që mund të luajë në formacionin 4-3-3 ose 4-4-2. Natyrisht, ai do të kishte më pak detyra mbrojtëse në një treshe sulmuese, ndërsa një 4-4-2 mund ta detyrojë atë të ndjekë shpesh për të ndihmuar mbrojtësit.
Megjithatë, Allegri e ka përdorur shpesh italianin si qendërsulmues duke pretenduar se 24-vjeçari mund të bëhet një sulmues mbështetës në të ardhmen. Ky është një rol që ai mund ta mbulojë edhe në formacionin 3-5-2.
Ky përdorim i Chiesa do të ishte gjithashtu mjaft i dobishëm për Roberto Mancinin, i cili së fundmi ka rreshtuar Italinë me një formacion 3-5-2 që nuk kërkon anësorë sulmues.
Duke folur për 3-5-2, Chiesa luajti si mbrojtës i krahut të majtë në fillim të karrierës së tij profesionale, por nuk ka gjasa që ai të mbulojë të njëjtin rol përsëri në të ardhmen.