Tri ligjet nesër në Kuvend, reagon Rohde: U injoruan shumica e rekomandimeve të BE’së

16:40 | 26 Qershor 2024
tri-ligjet-neser-ne-kuvend,-reagon-rohde:-u-injoruan-shumica-e-rekomandimeve-te-be’se

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë. Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokuroria.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE’së, shumica e rekomandimeve të BE’së dhe KiE u injoruan”.

Ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.

Komento: