Leo Messi humb tri ndeshje të La Ligës?
Barcelona rrezikon të mbetet pa Lionel Messin për fillimin e sezonit të ri në La Ligë.
Barcelona është duke u përgatitur për fillimin e sezonit të ri në La Ligë kundër Villarrealit më 27 shtator.
Mirëpo, skuadra katalane mund të ketë një mungesë të madhe për fillimin e edicionit të ri, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.
Bëhet fjalë për Lionel Messin. Kapiteni i Barcelonës mund të përfshihet në listën e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit dhe sipas protokolit të pandemisë së COVID-19 mund të përcillet me mungesa në disa takime me ekipin nga La Liga.
Një bashkim i mundshëm me Argjentinën do të përcillej me karantinim 14 ditor të Messit.
Andaj, Messi kështu rrezik të mungojë në tri xhirot e para të La Ligës kundër Villarrealit, Celta Vigo dhe Sevillas.