
Tri orë pritje është aktualisht pritja në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.
Kjo bëhet e ditur në faqen e MPB-së ku tregohet gjendja nëpër pika kufitare.
Kolona te Dheu i Bardhë është 1 kilometër.
Gjendja është më e mirë në Merdarë ku ka pritje 10-15 minuta kurse në Muçibabë 20 minuta.
Kolona të tilla zakonisht krijoheshin në Merdarë, por duket se këtë vit mërgimtarët e kanë zgjedhur Dheun e Bardhë për të ardhur në Kosovë.