Tri orë takim mes VV-së dhe LDK-së, pamjet kur liderët dalin prapa Kuvendit

20:54 | 13 Dhjetor 2019

Është zhvilluar një takim i gjatë mes VV-së dhe LDK-së.

Tri orë ka zgjatur takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy partive, Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritje të marrëveshjes së koalicionit.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është arritur as sonte. Partia e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës pritet që t’i vazhdojnë edhe ditët në vazhdim takimet për finalizimin e marrëveshjes qeverisëse.

Indeksonline ka ‘kapur’ disa pamje prapa Kuvendit, kur liderët dalin nga takimi.

Nga LVV-ja ishin lideri- Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe deputeti, Glauk Konjufca.

Ndërsa, LDK, kryetari Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri si dhe Avdullah Hoti.

Komento: