Tri organizata mjedisore padisin Ministrinë e Liburn Aliut, thonë se i dha leje fshehurazi Kelkos’it për hidrocentralin

09:53 | 04 Janar 2024
tri-organizata-mjedisore-padisin-ministrine-e-liburn-aliut,-thone-se-i-dha-leje-fshehurazi-kelkos’it-per-hidrocentralin

Tri organizata mjedisore kanë dorëzuar sot padi kundër Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, meqë siç kanë thënë kjo ministri i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë “Kelkos”, për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan.

Këto organizata pretendojnë se Ministri Aliu ka mbajtur takime të fshehta me përfaqësuesit e kompanisë në fjalë dhe se pas këtyre takimeve e njëjta është pajisur me leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin.

“Sot kemi dorëzuar padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas zbulimit se ata i dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë Kelkos, duke neglizhuar gjendjen e shkatërruar të mjedisit dhe mohuar pjesëmarrjen publike. Është mësuar se një vit më parë, ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me kompaninë Kelkos dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan. Kelkos asnjëherë nuk ka arritur të pajiset me këtë leje dhe ka operuar pa të që nga vitit 2009. Aktualisht kompania Kelkos vepron lirshëm me të gjitha hidrocentralet pavarësisht dëmeve shumë milionshe dhe të parikuperueshme që vazhdon t’ia shkaktojë ambientit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Komento: