Tri pikat qe e bëjnë Kosovën me ushtri

11:20 | 12 December 2018

Republika e Kosovës këtë të premte do të bëhet me ushtrinë e saj. Tani kanë filluar edhe përgatitjet për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot janë takuar ku kanë diskutuar për seancën speciale të transformimit të FSK-së në Ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ky grup ka njoftuar se në seancën e së premtes do të votohen tri projektligje për ushtrinë.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca për votimin e ushtrisë do të fillojë të premten nga ora 10:00

Komento: