Tri raste pozitive me Covid-19 te Sampdoria.
Sampdoria ka njoftuar për rezultatet e fundit nga testet për Covid-19.
Tri raste pozitive me Covid-19 kanë rezultuar te skuadra e Sampdoria.
Pjesa “e mirë” e këtij lajmi është se asnjë nga anëtarët nuk është lojtar i skuadrës së parë.
Kjo do të thotë se Sampdoria nuk do të ndikohet shumë për ndeshjen kundër Lazio.
Por, si pasojë e rasteve pozitive, konferenca për shtyp e Claudio Ranieri është anuluar.