Tri raste të konfiskimit të drogës në burgun e Dubravës

09:03 | 24 Shkurt 2024
tri-raste-te-konfiskimit-te-droges-ne-burgun-e-dubraves

Substanca narkotike janë konfiskuar gjatë muajit shkurt në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar për tri raste të konfiksimit të drogës.

Policia bën të ditur se substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollimit të hapësirave brenda Qendrës Korrektuese.

“Qendra Korrektuese Dubravë, 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës”, thuhet në njoftim.

Kurse, me datë 17 shkurt, policia po ashtu ka konfiskuar drogë.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letra”.

Drogë po ashtu është gjetur edhe ma datën 22 shkurt.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla”, theksohet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rastet vazhdojnë të hetohen tutje nga anti-droga e Pejës/Front Online

Komento: