Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të reja pozitive.
Gjatë kësaj kohe, raportohet se janë shëruar 5 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 16 raste aktive me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 6 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.