Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.
National Health Service, simptomat më të shpeshta të koronavirusit përkatësisht sëmundjes Covid-19, janë temperatura e lartë dhe kollitja e vazhdueshme, përderisa ekzistojnë edhe simptoma më të rralla të kësaj sëmundjeje, të cilat nuk duhet t’I injoroni.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në gjashtë njerëz të infektuar me Covid-19 mund të zhvillojë simptoma më serioze dhe më të rënda. Përderisa disa përjetojnë simptoma të lehta, individë të shumtë nuk shfaqin fare shenja, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e të infektuarve.
Një nga simptomat më të rralla, të cilat mund ta paralajmërojnë sëmundjen Covid-19 është dhimbja e kokës.
Një studim i pubikuar në revistën shkencore Lancet, ka vëretuar se kokëdhimbja është një simptomë, të cilën e kishin përjetuar 8% e pacientëve të infektuar në Wuhan.
Një simptomë tjetër, të cilës duhet t’i kushtoni rëndësi është edhe marramendja.
Sipas Cleveland Clinic, nëse vëreni marramendje të vazhdueshme atëherë duhet të kryeni kontrollat e nevojshme, për të parë nëse jeni i infektuar dhe rrezikoni edhe personat e tjerë.
Simptoma tjetër e rrallë, por që është shenjë e infektimit është edhe dobësimi i shqisës së nuhatjes.
Në bazë të studimeve, shumë persona të infektuar me koronavirus në Kinë dhe Itali, kanë raportuar se kanë humbur shqisën e nuhatjes.
Në këtë studim është vërtetuar se 18% e rasteve të infektuara kanë raportuar edhe humbje të shijes.