
E përditshmja serbe “Novosti” raporton se tri shtete janë të gatshme ta anulojnë vendimin e tyre për njohjen e Kosovës.
Serbia aktualisht ka paralajmërime për së paku tri shtete që janë të gatshme të konsiderojnë vendimet e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, transmeton lajmi.
Duke u thirrur në burime jozyrtare, e përditshmja serbe ka theksuar se Serbia do ta kthejë aktivitetin diplomatik drejt atyre shteteve nëse Prishtina vazhdon lobimin për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar së fundmi se “mezi pres” që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të konfirmon vazhdimin e “fushatës për tërheqje të njohjeve”.