
Tri skuadra shqiptare sonte luajnë në garat e UEFA-s, në play-off të Europa League dhe Conference League.
Shkëndija e Tetovës e pret në shtëpi ekipin nga Bullgaria, Ludogorets, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00. Kujtojmë që nëse Shkëndija eliminohet nga ky play-off, garat do t’i vazhdojë në Conference League.
Kurse dy skuadrat tjera shqiptare, Drita dhe Dinamo Tirana duhet të fitojnë patjetër për t’i siguruar grupet e Conference League.
Skuadra nga Kosova luan ndaj Differdange, kurse Dinamo ndaj Jagiellonia.