Tri klube janë të interesuara për yllin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles.
Dy klube të Premier Ligës dhe një nga Bundesliga thuhet se janë duke përgatitur oferta për mesfushorin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles
Këto klube që janë të interesuar për të siguruar të riun që luan në shumë pozita, në mesfushë apo në mbrojtje, duhet të marrin leje nga Arsenali para se të fillojnë bisedimet, por, për momentin një leje e tillë nuk është dhënë.
Raportet në vikend thoshin që për të janë të icteresuar edhe Tottenham Hotspur që janë duke e shikuar 22 vjeçarin, i cili pas vetizolimit ka startuar vetëm në një ndeshje.
Arsenali janë duke shikuar që të mbledhin para për të blerë lojtarë të tjerë dhe mësohet se Maitland-Niles është njeri prej atyre lojtarëve që mund të largohen.