Tri vajzat e tij u goditën nga automjeti, për 8 vjet s’u kompensua

22:48 | 11 Shtator 2021

Xheloshi fillimisht refuzoi njërën shumë, e herën dytë kompensimi ishte edhe më i vogël.

I bie shpesh të kalojë në këtë rrugë, por me dëshirë nuk do ta kalonte kurrë.

Kjo pasi që Shefqet Xheloshi nga Skenderaj në këtë rrugë ka një kujtim të tmerrshëm.

Këtu tri vajzat e tij të mitura u goditën nga një automjet për bartjen e udhëtarëve 8 vite më parë, duke marrë lëndime serioze.

Ai tregon edhe se si kishte ndodhur ngjarja.

E shkolla në të cilat ishin nisur vajzat gjendej pak minuta larg nga aty.

Por shqetësues mbetet fakti se në atë rrugën e fshatit Qubrrel veturat ende vozisin me shpejtësi të madhe.

Xheloshi tregon edhe lëndimet që vajzat e tij pësuan, e që nuk dëshiron që t’i marrë edhe dikush tjetër.

Por, Xheloshit edhe përkundër kësaj, tash mbas 8 vitesh i ka dal një problem tjetër.

Kjo pasi që ende nuk ka marrë kompensimin nga institucionet dhe sigurimi për dëmet që i janë shkaktuar fëmijëve të tij.

Prindi i vajzave fillimisht refuzoi njërën shumë, e herën dytë kompensimi ishte edhe më i vogël.

Xheloshi kërkon nga institucionet që të merren me seriozisht me rastin, dhe se të vihet drejtësia për këtë rast.

Komento: