Tri vetura digjen në Pejë

21:42 | 17 Gusht 2021
Foto: Ilustrim

Digjen tre vetura në Pejë.

Tre vetura janë kapluar nga zjarri sonte rreth orën 19:05 në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” të këtij qyteti.

Dy vetura janë djegur tërësisht kurse njëra pjesërisht.

Kështu bëri të ditur për Klankosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.

“Rreth orës 19:05 në rrugën “Nëna Terezë” janë djegur tre vetura. Dy prej tyre janë djegur plotësisht kurse një nga ta pjesërisht. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit i cili do të hetojë shkakun e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar”.

Komento: