Tribunali po formohet, Veseli ua dorëzon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror

17:56 | 15 May 2019

Nis formimi i Tribunalit, Kadri Veseli ua dorëzon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror.

Themelimi i Komisionit Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë është pika e rendit të ditës për seancën e nesërme.

Themelimi i Komisionit është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ky është propozimi i kryeparlamentarit, Kaderi Veseli i cili ua ka dorëzuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm.

Veseli ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit si dhe Shpalljen e Ditës së Gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Komento: