
Trim Tërnava do të jetë kryeshef i ri i KOSTT. Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Ai është zgjedhur pas përfundimit të të gjitha procedurave të konkursit.
Telegrafi ka mësuar nga burime brenda KOSTT-së se bordi i ndërmarrjes është njoftuar për vendimin dhe zyrtarizimi i Tërnavës pritet të ndodhë shumë shpejt. Tërnava njihet si ekspert i energjisë dhe sipërmarrës në këtë fushë. /Telegrafi/