
Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
Këtë arritje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka quajtur triumf të jashtëzakonshë të sportit kosovar.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar.Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe”, ka shkruar Osmani.
35 vota ishin pro Kosovës, nga 52 votat sa kanë qenë në procesin e votave të deklaruara./Front Online