Triumfon Barcelona, Messi i pandalshëm

23:04 | 06 Mars 2021

Barcelona mposht Osasunan.

Barcelona ka arkëtuar tre pikë të reja ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas.

“Blaugranët” ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund rezultati e tregoi këtë, transmeton lajmi.net.

Në pjesën e parë, Lionel Messi dhuroi një asistim fantastik për Jordi Alban i cili me një goditje fantastike i dha Barçës avantazhin në min (30’).

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Barcelonës.

Në pjesën e dytë, Barça vazhdoi me paraqitje të mirë.

Messi dhuroi edhe një asistim, këtë herë për talentin e ri, Ilax Moriba i cili shënoi golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, ai shënoi në min (83’) për të dyfishuar avantazhin.

Rezultati përfundimtar, Osasuna 0-2 Barcelona.

Tani, Barça mban pozitën e dytë me 56 pikë, dy me pak se Atletico Madrid që kanë ndeshjen e ardhës për ta zhvilluar kundër Real Madridit

Komento: