Këtë vit nuk do të ketë Top të Artë, për shkak të koronavirusit.
Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha në futbollin botëror e në veçanti në atë evropian.
Përveç ndalesës që iu shkaktua për më shumë se dy muaj, tashmë nuk do të ketë edhe ndarje të Topit të Artë.
Lajmin e ka konfirmuar organizatori dhe ndarësi i këtij çmimi, France Football.
“Për herë të parë që nga viti 1956, Topi i Artë do të marrë një pushim. Nuk do të ketë shpërblim në vitin 2020, sepse rezulton, pas shqyrtimit të menduar, se të gjitha kushtet nuk janë përmbushur. Ne besojmë se një vit i tillë njëjës nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një i zakonshëm”, thuhet në njoftimin e France Football.
Lionel Messi me gjashtë dhe Cristiano Ronaldo me pesë janë futbollistët më të suksesshëm në trofeun më të rëndësishëm individual.