Trofeun i parë këtë sezon, Manchester City fiton Kupën e Ligës

19:45 | 01 Mars 2020

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar Kupën e Ligës.

Manchester City e ka fituar Kuëpn e Ligës, pasi e mposhti 2-1 në finale Aston Villën.

Pep Guardiola ka fituar një tjetër trofe në stolin e Manchester City.

Të dielën mbrëma, kampioni aktual i Anglisë e mundi në finale në Wembley 2-1 Aston Villën, për ta fituar Kupën e Ligës.

Sergio Aguero dhe Rodri shënuan për Manchester Cityn, kurse Mbëana Samatta shënoi për Villan.

Ky trofe vjen në momentin për të mirë për Cityn, pak ditë pas fitores në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit në UEFA Champions League, garë që Pep Guardiola do të tentojë t’i shkojë deri në fund.

Komento: