Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia pasditen e sotme në Penteli të Greqisë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një i ri ka marrë sëpatën dhe ka tentuar të vrasë të atin.
Teksa nuk ka arritur të kryej krimin e rëndë, i riu më pasi ai i ka shkaktuar dëme shtëpisë dhe është ngjitur në çatinë e saj. Në momentin kur efektivët e policisë janë përpjekur ta neutralizojnë ai ka tentuar t’i qëllojë ata me sëpatë.
Ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa një grup kanë vendosur në oborrin e banesës një dyshek nga frika se i riu mund të hidhet nga lartësia.
Nga sa bëhet me dije nga mediat greke, ai kishte qenë i shtruar në spital në të kaluarën për shkak të problemeve të shëndetit mendor.