‘Tronditet’ Barcelona, i lëndohet ky futbollist

22:21 | 19 Gusht 2019

Pas Luis Suarez, në skuadrën e Barcelonës është lënduar edhe Ousmane Dembele

Faqja zyrtare e Barcelonës ka njoftuar se Dembele do të mungojë deri në pesë javë, përcjell lajmi shkaku i një lëndimi.

Kujtojmë se katalanët në ndeshjen e javës së parë në udhëtim te Bilbao, janë paraqitur pa Lionel Messin.

Lëndimi i Dembele do të detyrojë Barcelonën të ndërhyjë në tregun e transferimeve, duke mos u përjashtua mundësia e transferimit edhe të Neymar.

Komento: