Tronditet Barcelona, lëndohet Ansu Fati

15:26 | 11 September 2020

Barcelona ka marrë një lajm të keq sot.

Fat i keq edhe për Ansu Fati.

Në momentin më të mirë, dhe kur ishte duke u përmend pasi shpërtheu me Spanjën, Barcelona njoftoi këtë të premte se futbollisti ka dëmtuar kofshën e djathtë në stërvitjen në mëngjes dhe se “gjendja e tij do të monitorohet”.

Tani për tani, Ansu, i cili është në pritje të zgjatjes së kontratës së tij deri në vitin 2024 dhe të jetë zyrtarisht në ekipin e parë, nuk do të luajë këtë të shtune kundër Nàstic.

Barça nuk ka njoftuar se kur mund të rikthehet talenti spanjoll, derisa La Liga nis pas dy javësh.

Komento: