Tronditet Barcelona, Messi lëndohet sërish

22:39 | 24 Shtator 2019

Barcelona është tronditur nga lajmi i fundit.

Lionel Messi assesi të rikuperohet plotësisht këtë fillim sezon.

Ylli argjentinas është detyruar të zëvendësohet në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes mes Barcelonës dhe Villarrealit.

Messi këtë fillim sezon kishte vuajtur nga një lëndim, duke mos qenë i gatshëm të ndihmonte Barcelonën.

Në ndeshjen e dytë këtë sezon, ai ndjeu dhimbje në kofshën e këmbës së majtë, duke u larguar për t’i liruar vendin Ousmane Dembele

Komento: